“Rezidencat Qeveritare do kthehen në hotele.”
Rifat Frashëri, pronari i ligjshëm i një prej objekteve më me vlerë në Vlorë, ( Vila Qeveritare në foto) miku tim, nuk e gëzoi dot kurrë pasurinë e prindërve të tij, as mijra hektarë tokë në Vlorë. Shteti i bëri një rikonstruksion, vlera u rrit dhe sipas ligjit të asaj kohe, nën qeverisjen e PD-së, pronari nuk mund ta parablinte më.
Kjo ishte “demokracia” shqiptare!
Sot, pasi Rifati nuk jeton më, objekti mund të merret pa problem nga një “investitor strategjik”.
Pronari i vërtetë nuk mundi ta gëzojë.
Historia e pronës në Shqipëri: padrejtësia vdes e fundit.
nga Zak Topuzi


