“Kur flasim për turizmin, nuk po flasim për një çështje politike. Kur një turist vendos të vijë në Shqipëri, ai nuk sheh kush është në pushtet, por nëse Shqipëria është një vend i sigurtë. Pamjet me molotovë, me flakë, me tension, janë pamje që për fat të keq nuk mbeten vetëm brenda Shqipërisë, sepse përhapen menjëherë në mediet ndërkombëtare dhe krijojnë perceptimin e pasigurisë. Turizmi sigurisht që nuk e do flakën dhe dhunën, sepse mjafton një titull i vetëm në mediet ndërkombëtare, një foto e vetme me molotovë në zemër të Tiranës, që shumë njerëz të anulojnë pushimet, të ndryshojnë destinacionin dhe të largohen nga Shqipëria”, deklaroi deputetja socialiste, Iris Luarasi, në parlament.



