Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në studion e “Off The Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, komentoi shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, duke e lidhur vendimin drejtpërdrejt me mënyrën se si u menaxhuan protestat e fundit të opozitës në Tiranë.
Sipas Hoxhës, largimi i Prodës nuk erdhi për shkak të ashpërsisë së policisë ndaj protestuesve, siç është pretenduar nga opozita, por pikërisht për të kundërtën.
“Opozita e akuzonte drejtorin e Policisë se po përdorte masa të rrepta kundër protestuesve, ndërkohë kryeministri e shkarkon për të kundërtën: sepse është treguar liberal ndaj opozitës. Madje, nuk ka marrë masat e duhura për të kufizuar veprimet e saj, të cilat çuan në atë që ndodhi të shtunën e kaluar nëpër Tiranë. U dogjën 3-4 kazanë plehrash dhe u hodhën molotovë drejt Vilës 31. Se kuptoj Sali Berishën si kërkoi falje”, deklaroi gazetari në studio.
Hoxha theksoi se reagimi i kryeministrit ishte i menjëhershëm dhe, sipas tij, pa precedent në historinë e drejtimit të Policisë së Shtetit



