Një dron iranian ka goditur Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Arabinë Saudite, ndërsa nga kompleksi diplomatik janë parë tym dhe flakë, raportoi Fox News.
Sipas raportimeve, janë kryer dy goditje, por nuk ka persona të lënduar. Ambasada ishte kryesisht e zbrazët në momentin e sulmit.
Autoritetet amerikane u kanë kërkuar qytetarëve amerikanë në disa qytete të Arabisë Saudite të qëndrojnë të strehuar në vend, për shkak të situatës së sigurisë.
SHBA urdhëron evakuimin e personelit jo emergjent nga disa vende të Lindjes së Mesme
Departamenti Amerikan i Shtetit ka urdhëruar evakuimin e personelit jo emergjent të qeverisë amerikane dhe familjarëve të tyre nga pesë vende, për shkak të rreziqeve të vazhdueshme të sigurisë në kuadër të konfliktit me Iranin.
Urdhri për largim përfshin Jordaninë, Bahreinin, Irakun, Kuvajtin dhe Katarin.
Në një njoftim të publikuar në platformën X, Departamenti i Shtetit bëri të ditur se ka përditësuar paralajmërimet e udhëtimit për secilin prej këtyre vendeve, duke reflektuar vendimin për largimin e personelit jo emergjent.
Ambasadat përkatëse kanë publikuar gjithashtu paralajmërime në faqet e tyre zyrtare, duke këshilluar shmangien e udhëtimeve për shkak të rreziqeve si terrorizmi, minat tokësore dhe konflikti i armatosur



