Punonjësit e Policisë në Harresë. Pa Bonus, pa Vlerësim, vetëm me fjalë boshe!

spot_img
Advertisements

Igli Çelmeta


Punonjësit e policisë kanë punuar pa orar, me përkushtim dhe sakrificë në çdo detyrë të rëndësishme kombëtare. Giro D’Italia, zgjedhjet e 11 majit, Samiti dhe ndeshja Shqipëri–Serbi, të gjitha këto janë mbuluar nga efektivët që nuk pushuan për ditë të tëra. Orë shtesë? Pa fund. Pushim? Asnjë. Shpërblim? Zero.
Nuk u dhanë bonuse. Nuk u paguan as orët shtesë që u takojnë me ligj. I vetmi “shpërblim” që morën ishte një falënderim formal nga Drejtori i Përgjithshëm, fjalë që nuk mbushin as frigoriferin, as xhepin.
Kjo është një tallje me djersën dhe sakrificën e policëve të thjeshtë!
Ky status është një zë në mbështetje të atyre që janë çdo ditë në rrugë, në shi e në diell, për të mbrojtur rendin dhe sigurinë, për të siguruar një rrogë që mban gjallë një familje. Nuk është për shefat dhe drejtorët që nuk e ndiejnë kurrë peshën e një page mujore, sepse lëvizin me Range Rover-a, edhe pse ky mjet kushton sa pesë vite punë të tyre, ata prapë i kanë në zotërim dhe i ndërrojnë sipas qejfit. Pyetja e madhe është: Kusha ua jep, kush ua siguron jetën e luksit??? Pra u intereson vetëm interesi personal dhe policët e thjeshtë i shohin si kavie.
Policia sot është në ditën e saj më të zezë. Por më keq akoma janë punonjësit e thjeshtë, që përveç mungesës së vlerësimit dhe pagesës, përballen çdo ditë edhe me arrogancën dhe harbutërinë e eprorëve.
Dinjiteti i tyre nuk mund të shpërblehet me fjalë. Është koha për respekt konkret, jo propagandë!

Latest articles

Related articles