Partia Lëvizja e Legalitetit po ndjek me shqetësim të thellë debatin publik të krijuar pas publikimit të udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë për terapi hormonale për fëmijët në sistemin publik shëndetësor, ku ndër të tjera thuhet,
“Terapia mund të nisë nga mosha 16 vjeç, ndërsa në raste të veçanta, mund të konsiderohet edhe nga mosha 14 vjeç.”
PLL ashtu sikurse është shprehur publikisht kundër ligjit të ashtuquajtur për barazinë gjinore, i mbetet e vendosur në qëndrimin e saj edhe në kundërshtim me një udhëzim të tillë i cili përbën rrëzik, që prek familjen dhe shoqërinë, cënon drejtpërdrejt zhvillimin e gjithanshëm të fëmijëve me pasoja të rënda aftagjata.
Ruajtja e vlerave të familjes, e ruajtjes dhe respektikt të gjinisë për fëmijët tanë, janë detyrim dhe bazë për ruajtjen e pastërtisë së shoqërisë tonë!
PLL kërkon që qeveria shqiptare të tërhiqet menjëherë nga një udhëzim i tillë i cili bie tërësisht ndesh me parimet dhe moralin e shoqërisë shqiptare.
Çdo hap institucional në këtë drejtim dhe për çeshtje të tilla delikate duhet të trajtohen me kujdes dhe përgjegjësi kombëtare, mbështetur në kushtetueshmëri, dëgjesë të gjërë publike dhe baza të larta shkencore!
Kryetari, Shpëtim Axhami



