Tartar Bazaj
Kur KOMBI SHQIPTAR ka qenë në hall, e para ka dalë Vlora, Labëria dhe bijtë e saj. Historia ka treguar se Vlora, në krye të Labërisë, ka qenë gjithmonë në momentet vendimtare të kombit. Ka përballuar perandori, ka sfiduar ushtri të fuqishme dhe të armatosura deri në dhëmbë, ka qenë pjesë e rezistencës kombëtare, ka ndëshkuar tradhtarë të kohës së saj, ka qenë themel qëndror i shtetit shqiptar dhe ka luajtur rol në përmbysjen e regjimeve autoritare.
Në këtë kujtesë historike nuk mund të mos përmenden figura që kanë lënë gjurmë të thella në ndërgjegjen kombëtare. Burra me peshë të rëndë si Zenel Gjoleka, ky bir i Labërisë fisnike me kapedanët e krahinave të tjera, kanë qënë simbol i qëndresës së Labërisë, Çerçiz Topulli, luftëtar i lirisë dhe i çështjes kombëtare, Avni Rustemi, zë i vendosmërisë qytetare dhe kombëtare, Ismail Qemali, themelues i shtetit shqiptar, Qazim Koculi, figurë e rëndësishme e lëvizjes kombëtare, Komandant i Përgjithshëm i Luftës së Vlorës në 1920, Kryeministër i vëndit dhe administrimit të shtetit të ri shqiptar, Tafil Buzi, Selam Musai, Mehmet Shehu dhe shumë e shumë të tjerë burra me peshë të madhe historike që i dhanë drejtim fatit të vendit në kohë të vështira.
Këta emra nuk janë thjesht pjesë e historisë, por gurë themeli të kujtesës sonë kombëtare, dëshmi e një treve që ka dhënë gjithmonë më shumë se sa ka marrë.
Sot, koha duket se po sjell përsëri sfida dhe përgjegjësi të lartë kombëtare. Dhe pyetja mbetet e hapur: A është ky një tjetër moment historik ku Vlora dhe Labëria duhet të jenë në lartësinë e duhur të misionit të tyre?
Si bashkëthemelues dhe drejtues i Shoqatës “Labëria” “NDERI I KOMBIT”, në jug të vendit për dy dekada, me një foto dhe kujtesën e Kuvendit të 5-të, të Labërisë në maj 2014 në Gjirokastër. Por kjo thirrje nuk është thjesht emocionale, por një rikujtesë për vazhdimësinë e një përgjegjësie historike, që këtë barrë gjithmonë ja kanë ngarkuar Vlorës dhe Labërisë.
Vlora nuk ka qenë kurrë jashtë historisë. Ajo e ka bërë historinë. Dhe koha, edhe sot, duket se e thërret sërish Vlorën dhe Labërinë, në atë rol që i ka dhënë kuptim në çdo epokë.



