Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, foli përpara përballjes së Shqipërisë ndaj Bjellorusisë në Ligën e Kombeve.
Veç aspektit sportiv, presidenti i federatës ngriti me shqetësim pengesat administrative për pajisjen e futbollistëve me pasaporta shqiptare. Ai e cilësoi procedurën e pajisjes me dokumente si një “tragjedi më vete” për shkak të burokracisë dhe mungesës së mbështetjes.
Kemi futbollistë nga U-21 dhe nga U-19 që mund të bëjnë kapërcimin tek ekipi i parë. Kemi nevojë edhe për shqiptarët e Shqipërisë, që kanë pasur problematika kur janë larguar. Ky proces nuk është i lehtë për ne. Nuk është se kemi ndonjë mbështetje. Një tragjedi më vete për të bërë pasaportat e futbollistëve shqiptarë. Nuk e di çfarë bëjnë.
Shpresoj ta kemi edhe kabinetin e presidentit mbështetje dhe të bëjë më shumë për ekipin kombëtar, në lidhje me pasaportat”, deklaroi Duka për Tv Klan.



