Partia Lëvizja e Legalitetit dënon me forcë dhe ngre shqetësimin e saj në lidhje me fjalën e KM RAMA mbajtur në OKB, ku për 22 minuta të fjalës së Tij nuk i përmedi fare fjalët “Kosovë” apo “UÇK” ndërkohë kur Kosova akoma nuk është pjesë e OKB-së.
Sidomos kjo ishte e domosdoshme, pas fjalës së Presidentit serb Vuçiç, i cili u përpoq, të quante të jashtëligjshme ndërhyrjen e NATO-s, të zhbënte luftën dhe pavarësinë e Kosovës, të mohonte gjenocidin serb dhe vrasjen e mijëra shqiptarëve të Kosovës, të mohonte spastrimin etnik
Për PLL, që nga krijimi i Partisë Komuniste Shqiptare në vitin 1941, krijuar kjo në një kontekst të fortë të lidhur me Partinë Komuniste të Jugosllavisë prej emisarëve të saj e në vazhdim deri më sot, trashigimtarët politik të saj, i kanë përdorur për dekor dhe i kanë shitur fatet e Kosovës vetëm për interesa politike pushteti.
Anashkalimi i Kosovës dhe UÇK-së në fjalën e KM Rama në OKB, nuk është rastësor, nuk pritej ndryshe, kjo nuk është thjesht një çështje protokolli apo një fjalë e harruar në një fjalim, ajo është çështje qëndrimi i trashigimnisë, ndërkohë kur të gjithë kemi një detyrim historik dhe shtetëror për të qenë zë i qartë për të drejtat dhe interesat e shqiptarëve kudo që jetojnë.



