Shërbimi sekret egjiptian informoi Netanjahun për planin e sulmit të Hamas, 11 ditë përpara

spot_img
Advertisements

Shefi i shërbimit inteligjent egjiptian, Abaz Kamel, raportohet nga media se vizitoi Izraelin🇮🇱 më 26 shtator 2023, vetëm 11 ditë përpara sulmit terrorist të Hamas-it të 7 tetorit.
Vizita jo e zakontë ka zgjatur rreth 1 orë, pasi avioni i posaçëm i shërbimit egjiptian është ulur në aeroportin BenGurion të Tel-Aviv-it dhe ka qëndruar për 67 minuta, përpara kthimit në Kajro.
Nuk dihet me kê është takuar kryeagjenti egjiptian, por media ndërkombëtare raporton se Kamel e paralajmëroi Izraelin se Hamas po përgatiste një përshkallëzim masiv në Gaza, ndonëse për këtë nuk kishte një datë fikse. Rekomandimi i Kajros për kolegët e Mossad-it ka qenë dhënia e disa lëshimeve ekonomike ndaj palestinezëve për të pakësuar shanset e rëndimit të konfliktit.
Ky vlerësohet të ketë qenë paralajmërimi i dytë për Izraelin në ditët para sulmit, pas atij nga Emiratet e Bashkuara Arabe. #NewYorkTimes ka raportuar më herët se, presidenti i Emirateve, sheiku Mohamed bin Zajed Al Nahjan, bisedoi në fund të shtatorit 2023 me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, duke folur për një sulm masiv nga Hamas.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka hedhur poshtë raportimet për informim konkret për sulmin e 7 tetorit 2023.

spot_img

Latest articles

Related articles