Krim pasioni, çifti shqiptar trondit Athinën

spot_img
Advertisements

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Greqi pasi në hyrje të një pallati në rrugën Grigoriou Kydonia nr. 3, u gjetën të pajetë dy persona, të cilët raportohet se janë shtetas shqiptarë.

Mediat greke raportojnë se referuar informacioneve paraprake, gruaja, 45 vjeçe nga Shqipëria, pësoi plagë me armë zjarri në trup dhe në pjesën e fytyrës, ndërsa burri pësoi një dëmtim në kokë. Po ashtu, raportohet se sipas informacioneve të deritanishme nuk dihet që burri dhe gruaja të ishin banorë të ndërtesës së apartamenteve në hyrje të së cilës u gjetën. Paraprakisht dyshohet se krimi ka ndodhur për shkaqe xhelozie pasi dyshja ishin në një romancë së bashku.

Sakaq, në lidhje me situatën e rëndë korrespondenti i Top Channel Artur Bibe, bën me dije se vrasja e dy viktimave erdhi si pasojë e zënkës së tyre pas një sherri jashtë hyrjes së pallatit dhe në vazhdim burri nxori një pistoletë duke qëlluar disa herë me të mbi gruan 45-vjeçare, duke e lënë të vdekur në vend në korridorin e ndërtesës. Pas pak minutash bëhet me dije se me të njëjtën armë i dha fund edhe vetes, duke u qëlluar në kokë. Arma u gjet nën trupin e viktimës, ndërsa mjeku ligjor që këqyri trupat tha se bëhet fjalë për ekzekutim dhe vetëvrasje.

Megjithatë, hetimet për zbardhjen e plotë të rastit tragjik janë në vijim, e pritet të dalin detaje të reja e të zbulohen shkaqet e plota të ngjarjes

spot_img

Latest articles

Related articles