“Keni polici përpara” – Aksioni i policisë për kapjen e killerit në Ksamil u dekonspirua

spot_img
Advertisements

Janë zbardhur dëshmitë e dhëna në polici për vrasjen 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendez në Ksamil, që mbeti viktimë e një konflikti në një beach bar në Ksamil më 18 gusht.

Mes të tjerash, janë zbardhur edhe rrëfimet e Nuh Mahmutoglu e Ezgi Parlak, të dy shtetas turq, të cilët ndodhen në masën e arrestit në burg, pasi tentuan t’i ndihmonin Sokrat Vatën të arratisej pas krimit.

Vata u kap ne bagazhin e makinës me të cilën ata po udhëtonin.

Dëshmia e Nuh Mahmutoglu

Turku deklaroi për hetuesit se ishte telefonuar nga Sokrati, i cili i kishte thënë se kishte bërë aksident. Kur ka shkuar në vendin ku ndodhej Sokrati i ka treguar se ishte përfshirë në një zënkë. Kanë diskutuar dhe kanë vendosur të largoheshin pa e parë e dashura e Nuhut. “Sokratin e futa në bagazh të makinës dhe gjatë rrugës për në Tiranë na ka kapur policia”, deklaroi ndër të tjera Nuh Mahmutoglu.

Dëshmia e Ezgi Parlak

Parlak deklaroi se është njohur me shtetasin turk Nuh Mahmutoglu kur ka ardhur me pushime në Shqipëri nëpërmjet adresës së Instagramit, pasi ky shtetas jep makina me qira. Në lidhje me ngjarjen, shtetësja turke deklaron se nuk kishte dijeni që kishin Sokratin në makinë rrugës, kur ishin duke shkuar për në Tiranë. Por gjatë rrugës dikush ka telefonuar Nuhun, pak para se të shkonin tek vendi ku i ka kapur policia dhe “i ka thënë shiko se ke polici përpara”. Aty Nuhu i ka treguar sipas tij se në bagazh ndodhej Sokrati.

spot_img

Latest articles

Related articles