Kostumi i Skraparit nuk ka numra mase, por kapacitet mbajtës. Ato kilet e tepërta nuk janë mbipeshë janë kundrapeshë zyrtare që të mos të marrë era e Tomorrit dhe dëshmi e gjallë që nuk i ke bërë hile as qengjit në hell, as rakisë së pjekur dy herë prej rrushit korith të rritur në pjergull.
Takija e zezë mbulon thinjat ndërsa brezi i mesit e mban barkun shqiptar prej shekujsh me të njëjtën forcë si diga e Komanit. Dhe ashtu, pa kompromise, me gjoksin para dhe me hapin e rëndë që lëkund tokën nga nderi — siç do thoshte Dritëroi, ca nga krenaria, ca nga Skrapari, e ca nga rakia. 😂
Vetëm opingat New Balance, Made in China e prishin pak autenticitetin… po nejse, edhe tradita duhet të hyjë në globalizim.
Kadareja do shkruante:
Tri herë opinga rrahu dheun
Sikur kërkoi leje prej tij;
Pastaj shamia palët ndehu
Me qetësi dhe madhështi.
Kështu mes qiellit dhe tokës
Vallja u lind, vallja u shpall;
Këmba sinjale i çon tokës
Dhe dora qiellit i jep lajm.
Po opinga humbi diku në histori,
New Balance nga Kina hyri në poezi.




