Udhëheqja mblidhet në Pogradec!

spot_img
Advertisements

Shtatori po vjen dhe bashkë me të sezoni i ri politik. Për këtë arsye kryeministri Edi Rama kërkon një ‘zgjim’ të ri të fortë në vitin e dytë të mandatit të katërt në qeveri dhe Partinë Socialiste, pasi po hyjmë edhe në përgatitjet për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.

Sot dhe nesër kreu i qeverisë mbledh qeverinë në Pogradec për të raportuar për dy ditë me radhë për punët e bëra dhe të pabëra.

Pas këtij takimi pritet që kryeministri Rama të mbledhë në ditët e para të shtatorit edhe asamblenë e Partisë Socialiste. A do të ketë ndryshime në qeveri? Përveç tij, të gjithë janë në ethe.

spot_img

Latest articles

Related articles