Bayern Munich nis sezonin me trofe, fiton Superkupën ndaj Dortmund

spot_img
Advertisements

Bayern Munich fitoi Superkupën e Gjermanisë pasi mposhti Borussia Dortmundin me rezultatin 2-1 në “Signal Iduna Park”.

Kjo ishte fitorja e 12-të e bavarezëve në historinë e këtij kompeticioni. Skuadra e Vincent Kompany kaloi në avantazh me golin e parë zyrtar të Nathaniel Brown, i shërbyer nga Michael Olise.

Në fundin e pjesës së parë, vetë Olise dyfishoi shifrat pasi ndërpreu një pasim të gabuar të Jobe Bellingham.

Borussia Dortmundi u rikthye në lojë në minutën e 75-të me golin e zëvendësuesit Fabio Silva, por pa arritur të barazojë rezultatin. Sfida u mbyll me tension pas daljes me karton të kuq të mbrojtësit verdhezi, Ramy Bensebaini.

Bayern Munich do të nisë mbrojtjen e titullit në Bundesliga kundër Stuttgart, ndërsa Dortmundi do të përballet me Hamburger.

spot_img

Latest articles

Related articles