Inter fillon me fitore, 4 gola në SERIA A

spot_img
Advertisements

Interi e ka nisur mbrojtjen e titullit kampion në Serinë A me një fitore të thellë 4-1 ndaj Monzës në “San Siro”.

Skuadra e drejtuar nga Cristian Chivu kaloi shpejt në avantazh falë një supergoli të Hakan Çalhanoglu në minutën e 6-të, por miqtë u përgjigjën duke barazuar shifrat me Varela-n përpara mbylljes së pjesës së parë.

Pjesa e dytë foli tërësisht për zikaltërit. Piotr Zielinski riktheu avantazhin në minutën e 48-të, Pio Esposito realizoi të tretin shtatë minuta më vonë, ndërsa Yann Bisseck vulosi triumfin përfundimtar me golin e katërt.

Në takimin tjetër të javës së parë, Como zhgënjeu pritshmëritë pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në transfertë përballë Udinese-s.

spot_img

Latest articles

Related articles