Analisti dhe gazetari Lavdërim Lita e ka cilësuar protestën qytetare, e cila sot hyn në ditën e 84-t dhe ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, si një nga protestat më të mira.
Sipas Litës, qeverisja e majtë e ka shkatërruar në themel vendin për shkak të keqqeverisjes. Ai e bëri përgjegjës kryeministrin Edi Rama për mënyrën se si është rishpërndarë pasuria publike në favor të njerëzve të afërt me pushtetin, duke lënë jashtë qytetarët.
“Qeverisja e majtë e ka shkatërruar në themel këtë vend për shkak të keqqeverisjes. Dua thënë që Edi Rama si kryeministër është përgjegjës për rishpërndarjen e pasurisë publike në duart e disa njerëzve të afërt të tij dhe të përjashtojë qytetarët”, tha Lita në Neës24.
Ai theksoi se Partia Socialiste ka një përgjegjësi historike për të ndërmarrë një ndryshim politik, duke i “dorëzuar çelësat popullit shqiptar”, në mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe të rikthehet ekuilibri institucional.
“PS ka një përgjegjësi historike për të bërë një ndryshim dhe për t’i thënë çelësat popullit shqiptar dhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme dhe të vendoset ekuilibri institucional”, tha ai duke theksuar se “Protesta e ka energjizuar shoqërinë shqiptare dhe ka treguar sesa urrejtje kanë akumuluar ndaj kësaj kaste”.
Ai theksoi se në Shqipëri “korrupsioni është bërë me ligji dhe me VKM. Kemi një kastë politike që është e papërgjegjshme



