Urinoi derën e Gjykatës së Lartë, kush është ‘tiktok-eri’ që ka kandiduar për t’u bërë Drejtor i Policisë së Shtetit

Pas dorëheqjes së Muhamet Rrumbullakut, interes për të qenë drejtues të Policisë së Shtetit kanë shprehur 15 persona të cilët janë bërë pjesë e garës duke aplikuar në bazë të kritereve të përcaktuara kur u hap gara për këtë pozicion.

Ajo që vihet re në mesin e 15 kandidatëve është emri i Hajrulla Xhivinit, i cili disa muaj më parë ka bërë një gjest të pahijshëm pranë Gjykatës së Lartë.

Xhivini ka urinuar para kësaj gjykate dhe videon e ka filmuar dhe publikuar në rrjetin social TikTok.

Ai u arrestua policia e Tiranës për ‘Veprime të turpshme’ në publik dhe i është dhënë masa arrest shtëpie.

Xhivini ka thyer masën e sigurisë dhe ka ikur jashtë vendit dhe gjykata ka vendosur një tjetër masë e tani është në kërkim. Por kjo nuk e ka penguar të aplikojë për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Së fundmi ai publikon video në platformën TikTok, ku për kandidaturën e tij thotë se do të luftojë krimin e organizuar.

Latest articles

Related articles