Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një studente 25-vjeçare është gjetur e pajetë në tualetin në një universiteti në Milano.
Trupi i pajetë i vajzës u gjet i varur në tualet, ku rreth qafës kishte një shall. Autoritet italiane raportojnë se deri më tani nuk është bërë ende e qartë ngjarja, por nuk përjashtohet mundësia e ushtrimit të dhunës.
Nga ekzaminimi nga ekspertët, në trupin e 25-vjeçares nuk ka shenja dhune.
Mediat italiane shkruajnë se e reja kishte lënë një shënim në të cilën ka shprehur idenë për vetëvrasje.
E reja ishte me orgjinë nga Amerika e Jugut, por banonte në Milano.