Shteti ua merr shqiptarëve tokën dhe ua jep të fortëve me 1 euro! Nga Gjergji Nika

spot_img
Advertisements

Ky është modeli që duhet të ndryshojë. Një shtet që mban peng prej dekadash pronarët, ndërsa hap dyert për investitorë që marrin toka me kushte privilegjuese, nuk mund të pretendojë se po ndërton drejtësi sociale dhe ekonomi të tregut. Vetëm sipas të dhënave të ATP-së, mbi 20 mijë vendime janë vlerësuar financiarisht, me një faturë rreth 120.9 miliardë lekë.

Si mund t’i thuash pronarit “prit”, ndërsa investitorit i thua “merre”? Si mund të quhet strategjik një investim që fillon duke anashkaluar të drejtën e atij që e ka pronën?

Problemi nuk është investitori, por shteti që sillet si ndërmjetës i privilegjuar për kapitalin, por jo si garant i të drejtës së pronarit. Shteti nuk duhet të shpërndajë pasuri publike për të krijuar fitime private, ndërkohë që detyrimi ndaj pronarëve mbetet i papaguar.

Nëse toka ka pronar, kthejani pronarit ose kompensojeni realisht. Pastaj lëreni tregun të funksionojë. Pronari mund ta shesë, ta japë me qira, të bëhet ortak me investitorin ose të marrë pjesë në fitimin e projektit. Kjo është ekonomi tregu, drejtësi dhe mënyra për të krijuar një shtresë të mesme pronarësh dhe jo një grusht përfituesish të privilegjuar.

Shteti nuk duhet të jetë pronari i pronarit dhe as avokati i oligarkut. Detyra e shtetit është të vendosë rregulla të barabarta.

Një vend nuk pasurohet kur toka kalon nga shteti te pak njerëz, por kur vlera e tokës dhe e investimit shpërndahet te ata që kanë të drejtë mbi të.

Mjaft me modelin: pronari pret, shteti vendos, investitori përfiton.

Shqipëria ka nevojë për modelin: pronari vendos, investitori investon, shteti garanton dhe shoqëria përfiton.

spot_img

Latest articles

Related articles