Goditet me dron treni i linjës Ukrainë-Poloni, brenda ish kryeministri britanik dhe ish shefi i CIA-s

spot_img
Advertisements

Një dron rus ka goditur një tren pranë kufirit Ukrainë-Poloni, në zonën e Yahodyn, në perëndim të Ukrainës, duke goditur lokomotivën. Nuk raportohet për viktima, shkruan BBC.

Autoritetet ukrainase bëjnë me dije se të gjithë pasagjerët ishin evakuuar përpara sulmit.

Kompania shtetërore hekurudhore ukrainase, Ukrzaliznytsia, deklaroi se një dron me motor reaktiv ishte zbuluar dhe urdhri për evakuimin ishte dhënë rreth 15 minuta para goditjes.

Në të njëjtën linjë hekurudhore kishte kaluar pak më herët ish-kryeministri britanik Boris Johnson, së bashku me disa prej këshilltarëve më të lartë evropianë për sigurinë, mes tyre edhe Jonathan Powell i Mbretërisë së Bashkuar. Ata po ktheheshin nga një konferencë në Kiev. Po ashtu edhe ish drejtori i CIA David Petraues.

Ukrzaliznytsia konfirmoi se treni me Johnson dhe zyrtarët e tjerë kishte qenë më herët në stacionin e Yahodyn dhe se ishte marrë vendimi që ai të largohej nga stacioni më herët se sa ishte planifikuar.

Boris Johnson reagoi pas sulmit, duke deklaruar se nuk e kuptonte “çfarë logjike të shtrembëruar e shtyu Putinin të hidhte në erë një lokomotivë ukrainase të palëvizshme në kufirin polak”.

“Kur do t’u japim atyre mbrojtjen ajrore që u nevojitet?”, pyeti Johnson.

Nga ana tjetër, Rusia tha se kishte goditur “infrastrukturën hekurudhore” në Ukrainën perëndimore.

spot_img

Latest articles

Related articles