I la fishek dhe letër kërcënuese te dera: Më jep 300 mijë euro se për ndryshe! Në pranga

spot_img
Advertisements

Një 56-vjeçar i identifikuar si Ardian Muka është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka kërcënuar kushëririn e tij dhe familjarët e tij me qëllim për t’u marrë shumën prej 300 mijë eurosh.

Sipas Policisë, ngjarja u denoncua nga shtetasi E. M., i cili kishte gjetur në portën e banesës së tij, në fshatin Gërdec, një fishek dhe një letër me përmbajtje kërcënuese për jetën e tij dhe familjarëve. Në letër, sipas uniformave blu, kërkohej dhënia e shumës prej 300 mijë eurosh.

Gjatë kontrollit në banesën e 56-vjeçarit, policia sekuestroi municion luftarak, veshjet që dyshohet se janë përdorur gjatë ngjarjes, si dhe një aparat celular.

spot_img

Latest articles

Related articles