Krim në familje,burri vret gruan,në gjendje të dehur

GREQI- Krimi brenda familjes në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në Nicë.

Një 54 vjeçare dyshohet se është vrarë nga i shoqi brenda shtëpisë së tyre. Sipas informacioneve të mediave greke, pak pas orës 5.30 të mëngjesit, 50-vjeçari në gjendje të dehur ka telefonuar në polici dhe ka thënë se ka vrarë bashkëshorten.

Ai është marrë në pyetje, ndërsa në banesën në rrugën Bosporou është thirrur një mjek për të ekzaminuar trupin e viktimës, i cili sipas informacioneve ka shenja të një objekti të mprehtë në qafë. Drejtoria e Sigurimit të Atikës po kryen hetimet paraprake për krimin brutal.

Latest articles

Related articles