Hetimet e Antimafias së Milanos kanë çuar në sekuestrimin e dy kompanive, zbulimin e trafikut ndërkombëtar prej 240 kilogramësh kokainë dhe pastrimin e 14 milionë eurove.
Por dosja rezulton të lidhet edhe me arratisjen e shqiptarit Genti Berisha që më pas rezultoi në vdekjen e efektivit Francesco Imprezzabile gjatë ndjekjes së tij me motor, me shpejtësi 180 kilometra në orë.



