Në pranga grabitësi i Bankës në Tiranë

spot_img
Advertisements

Policia e Tiranës ka arrestuar personin e dyshuar për grabitjen e një dege të “Raiffeisen Bank”, në zonën e Komunës së Parisit, ngjarje e ndodhur më 2 nëntor.

Në pranga ka rënë Robert Duka, 50 vjeç, nga Vlora, i cili u arrestua pranë rrugës së Kosovarëve në Tiranë.

Sipas të dhënave paraprake, 50-vjeçari dyshohet se ka hyrë i armatosur në ambientet e bankës, ku ka kërcënuar punonjësit dhe më pas është larguar me një monopatinë elektrike.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu dyshime se Duka mund të jetë i përfshirë edhe në një tjetër grabitje banke, të ndodhur disa muaj më parë, po në zonën e Komunës së Parisit.

spot_img

Latest articles

Related articles