Ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni e cila deri tani është nën hetim nga SPAK për; përkrahje të autorit të krimit dhe zbulimin e akteve ose të dhënave sekrete lidhur me Ergys Agasin, do të përballet edhe me një tjetër akuzë, korrupsion dhe pastrim parash. SPAK i ka zgjeruar hetimet.
Rasti i Vlora Hysenit është pjesë e procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025. Më 21 shtator 2026, Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK, caktoi ndaj saj masën e arrestit në shtëpi dhe pezullimin e ushtrimit të një detyre ose shërbimi publik.
SPAK e identifikon Hysenin si person nën hetim për veprat e parashikuara nga nenet 320/2 dhe 295/a/1 të Kodit Penal.
Ndërkohë, Hyseni është larguar tashmë nga drejtimi i SHISH. Më 22 shtator, presidenti Bajram Begaj dekretoi shkarkimin e saj nga detyra e drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit.



