Derbi i parë i sezonit në Milano i përket kuqezinjve! Milani ka triumfuar me rezultatin 3-1 ndaj Interit në “San Siro”, në një sfidë ku skuadra e drejtuar nga trajneri kuqezi arriti të vendoste fatin e takimit që në pjesën e parë.
Kuqezinjtë e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në avantazh që në minutën e 4-t me Christian Pulisic.
Milani nuk u mjaftua me kaq dhe vetëm gjashtë minuta më vonë dyfishoi shifrat me Adrien Rabiot, pas një aksioni të bukur të ndërtuar nga goditja e këndit.
Interi reagoi në minutën e 22-të, kur Alessandro Bastoni shfrytëzoi një krosim nga këndorja për të ngushtuar diferencën në 2-1.
Zikaltrit patën mundësi të tjera për të barazuar, por Mike Maignan u tregua vendimtar, duke ndalur tentativat e kundërshtarëve.
Goditjen e radhës Milani e dha në minutën e 43-të. Moreira realizoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit, duke çuar rezultatin në 3-1 dhe duke i dhënë skuadrës së tij një avantazh të rëndësishëm përpara pushimit.



