Shqiptarja kandidon për Senatin e Connecticut-it në SHBA, merr mbështetjen e republikanëve dhe të të pavarurve

spot_img
Advertisements

Znj. Alma Sarelli ka shpallur kandidaturën për Senatin e Shtetit të Connecticut-it në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke siguruar mbështetjen e Partisë Republikane dhe të Partisë së Pavarur të Connecticut-it. Emri i saj do të jetë në fletën e votimit në zgjedhjet e përgjithshme të 3 nëntorit 2026.

Sarelli aktualisht është anëtare e Takimit Përfaqësues të Qytetit (RTM) në Westport, ku merr pjesë në katër komitete: atë të Mbrojtjes Publike, Arsimit, Parqeve dhe Rekreacionit, si dhe Planifikimit dhe Zonimit.

Përveç angazhimit në institucionet lokale, ajo ka një aktivitet të gjerë qytetar dhe në sektorin jofitimprurës. Për katër vite ka drejtuar si presidente organizatën Neighbors & Newcomers of Westport, ndërsa aktualisht është pjesë e bordeve të disa organizatave jofitimprurëse.

Lidhjet e saj me Shqipërinë janë të pranishme edhe në historinë familjare. Sipas biografisë së publikuar në faqen zyrtare të fushatës, babai i saj është angazhuar në pajtimin e familjeve të përfshira në gjakmarrje në Shqipëri, duke ndërmjetësuar mes tyre dhe duke kontribuar në gjetjen e rrugëve të paqes.

Sarelli shprehet se kjo përvojë ka ndikuar në mënyrën se si e koncepton shërbimin publik, duke vlerësuar dëgjimin, ndërtimin e besimit dhe gjetjen e pikave të përbashkëta mes njerëzve.

Me kandidaturën për Senatin e Connecticut-it, ajo synon të sjellë në politikën shtetërore përvojën e saj si emigrante, sipërmarrëse, nënë, avokate e komunitetit dhe përfaqësuese e qeverisjes lokale.

spot_img

Latest articles

Related articles