Një analizë e ashpër mbi “stabilitokracinë” e Ballkanit Perëndimor ka nxjerrë në dritë akuza të forta mbi mënyrën se si po qeverisen vendet e rajonit dhe lidhjet e fshehta të liderëve të tyre.
Zbulimi më tronditës i këtij raportimi nga gazetari lidhet me një emër të përbashkët që mendohet se qëndron në prapaskenën e tre liderëve të fuqishëm: Edi Rama, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.
Bëhet fjalë për Israel Einhorn, një këshilltar politik i cili, sipas burimeve, aktualisht ndodhet në Beograd. Ai përshkruhet si njeriu kyç që koordinon politikat e të tre liderëve, duke iu mundësuar atyre komunikim dhe strategji të përbashkëta në çdo orë të ditës e të natës. Kjo lidhje e padeklaruar ngre pikëpyetje të mëdha mbi agjendat e vërteta që udhëheqin politikëbërjen në Ballkan dhe më gjerë.
DEKLARATA
Në fakt, të tre lidhen; Rama, Vuçiç dhe Netanyahu kanë një këshilltar. Quhet Israel Einhorn, dhe aktualisht është në Beograd, i cili është personi që komunikon me të tre aktorët dhe koordinohen për çdo lloj politike. Ata nuk e deklarojnë, por po e them unë modestisht në emisionin tuaj, që Israel Einhorn është personi që i lidh të tre, çdo ditë, në çdo orë të natës që duan ata të komunikojnë me njëri-tjetrin.



