Ndërhyrja neurokirurgjikale në QSUT i rikthen ecjen pacientit

spot_img
Advertisements

Një pacient 44-vjeçar, me vështirësi të theksuara në lëvizjen e të katër gjymtyrëve në ecje ka rifituar lëvizshmërinë pas një ndërhyrjeje neurokirurgjikale në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

QSUNT informon se pacienti u diagnostikua me një fistul durale, një patologji e rrallë që u përcaktua pas ekzaminimeve, përfshirë edhe angiografinë digjitale me subtraksion.

Ndërhyrja u realizua nga ekipi i Neurokirurgjisë, nën drejtimin e prof. Artid Lames.

Dr. Lame shprehet se operacioni kërkonte kujdes të veçantë, ndërsa përmirësimi i funksionit të duarve dhe këmbëve u vu re menjëherë pas ndërhyrjes.

“Thelluam ekzaminimet dhe aty morëm vesh që kishim të bënim me një fistul durale, ashtu si i quajmë ne patologjitë tona, është një patologji shumë e rrallë. Operacioni ishte delikat, por i thjeshtë nga ana mikrokirurgjikale. Menjëherë mbas operacionit, pacienti ka ndjerë përmirësim të dukshëm të funksionit të këmbëve dhe të duarve”, tha Lame.

Në dëshminë e tij, pacienti falënderon ekipin mjekësor për kujdesin e marrë dhe kontributin në përmirësimin e shëndetit të tij.

“Me në krye doktor Ardit Lamen, falënderoj përzemërsisht të gjithë stafin e Neurokirurgjisë në Tiranë për çfarë kanë bërë për shëndetin tim”, u shpreh ai.

QSUNT thekson se kjo ndërhyrje është një tjetër dëshmi e profesionalizmit dhe bashkëpunimit të ekipeve mjekësore, me fokus përmirësimin e shëndetit të pacientëve dhe rikthimin e cilësisë së jetës.

spot_img

Latest articles

Related articles