Shtëpi 240 mijë euro? Deputete Çaushi i përgjigjet komentuesit: E prenotova, si mijëra shqiptarë

spot_img
Advertisements

Zegjine Çaushi është përfshirë në një debat me një komentues në Facebook, pasi ky i fundit e akuzoi se kishte blerë një apartament me vlerë 240 mijë euro pas vetëm një viti si deputete.

“Amoj Zeqine 1+1 bejn Tre u shtove servile si Spiro dhe ti 240 mi euro shpi me 1 vite deputete”, shkruante komentuesi.

Deputetja e PS-së e ka kundërshtuar akuzën, duke sqaruar se nuk ka blerë një shtëpi të përfunduar, por ka prenotuar një apartament me kredi dhe këste, në një pallat që ende nuk ka nisur të ndërtohet.

Ajo i kërkoi komentuesit të paraqesë prova për shifrën e përmendur, në vend që të bëjë pretendime pa fakte.

“Po mirë mo, ku bazohesh ti që kam marrë shtëpi 240 mijë euro? Apo mjafton të shpikësh një shifër dhe ta thuash si të ishte e vërtetë?

Unë kam prenotuar një apartament, siç bëjnë mijëra shqiptarë, me kredi dhe me këste, në një pallat që ende nuk ka nisur të ndërtohet. Nuk kam marrë asnjë shtëpi të përfunduar.

Nëse ke fakte për ato që pretendon, paraqiti. Përndryshe, mos shpik shifra dhe mos i shis si të vërteta në komente pas tastierës”, ishte përgjigja e deputetes.

spot_img

Latest articles

Related articles