Princ Leka çon në Oxford shqetësimet e të rinjve shqiptarë

spot_img
Advertisements

Princ Leka ka zhvilluar një vizitë në Universitetin e Oksfordit, në Britaninë e Madhe, ku ka mbajtur një fjalim për historinë e Shqipërisë, Familjen Mbretërore dhe marrëdhëniet shqiptaro-britanike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka treguar se ishte ftuar nga dy shoqëri studentore të diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare për të folur në New College.

Gjatë vizitës, Princ Leka është takuar edhe me historianin Sir Noel Malcolm, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen ndaj çështjes shqiptare.

Ai ka diskutuar me studentët edhe për vështirësitë që përballojnë të rinjtë në Shqipëri, ndërsa vizita është mbyllur me një darkë zyrtare të organizuar për nder të tij.

spot_img

Latest articles

Related articles