Lita: Orban, Vuçiç e Rama janë djemtë e Merkel, ja kanë nxirë jetën njerëzve

spot_img
Advertisements

Gazetari lavdrim Lita i ftuar në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News” të moderuar nga gazetarja Beti Njuma u shpreh se figura si Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiç po veprojnë si të përzgjedhurit e ish-kancelares Angela Merkel, duke shfrytëzuar Procesin e Berlinit për të instaluar regjime që mbijetojnë përmes korrupsionit dhe zhvatjes së qytetarëve.

Në rastin e Shqipërisë, Lita ngriti akuza të rënda ndaj kryeministrit Rama, i cili pretendohet se ka tjetërsuar dhe shpërndarë më shumë pasuri publike dhe toka tek oligarkët dhe të huajt se sa të gjithë udhëheqësit e 100 viteve të fundit të marrë së bashku.

Kjo lëvizje, shihet nga Lita si një strategji për të blerë pushtetin dhe për të siguruar mandatet, duke paguar haraç jashtë vendit për të ruajtur pozitat.

Megjithatë, pavarësisht ngjashmërive në qeverisje, theksohen diferenca thelbësore mes qasjes së Tiranës dhe Beogradit. Në Serbi, raportohet për një qëndrim më të drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve lidhur me aleancat ndërkombëtare. Atje mbahet i hapur orientimi drejt Rusisë dhe refuzimi i shitjes së armëve në Ukrainë, pa u fshehur pas “përrallave të integrimit europian”, një retorikë që në Shqipëri pretendohet se përdoret thjesht si fasadë.

DEKLARATA NË STUDIO

Lavdrim Lita: Do të them një gjë që është shumë e qartë, që këta janë tre djemtë e adoptuar të Kancelares Merkel, e cila vendosi që përmes Procesit të Berlinit të krijojë stabilitokracinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe i dha leje për të sunduar popujt e tyre. 

Dhe ata dinë të bëjnë vetëm një gjë që dinë ta bëjnë diktatorët: t’ia nxijnë jetën popullit, t’ia nxijnë jetën qytetarëve, me format nga më makabre të vjedhjes, të korrupsionit dhe të zhvatjes së pasurisë së popullit. 

Në Shqipëri, Edi Rama ka shpërndarë pasuri publike më shumë sesa ç’kanë bërë udhëheqësit e 100 viteve bashkë. Pra, ka dhënë toka, shtete të shqiptarëve, të huajve, të brendshmëve, oligarkëve, më shumë se të gjithë të marrë së bashku. Ç’do të thotë kjo? Që ai ka blerë pushtetin e tij, ka blerë mandatet e tij duke dhënë haraç jashtë Shqipërisë. 

Por, ka diferenca shumë të mëdha midis Shqipërisë, Serbisë dhe Hungarisë. Kolegët mund të flasin më gjatë dhe më thellë. Opozita studentore në Serbi ka dëshmuar përmes platformës së saj që është për shtet dhe për shtetin e Serbisë; si në politikën e brendshme, ashtu si në politikën e jashtme, do të mbajë fort lidhjet me Rusinë, nuk do të bashkëpunojë me Ukrainën për shitjen e armatimeve. 

Nuk ju tregon popullit përralla me integrimin europian siç bëhet këtu dhe bëhen ca letra për t’u integruar në Bashkimin Europian.

spot_img

Latest articles

Related articles