Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Qerimaj kishte një fletëthirrje për t’u paraqitur në SPAK në orën 11:15.
Ende nuk dihet arsyeja për të cilën peshëngritësi është thirrur në Prokurorinë e Posaçme dhe as çështja për të cilën do të pyetet.
Ai ka deklaruar se:
“Sot jam paraqitur pranë SPAK-ut për të depozituar një kallëzim nga ana ime. Dua të sqaroj se nuk jam thirrur me fletëthirrje për t’u paraqitur për ndonjë çështje tjetër!”- shkruan peshëngritësi.
E çuditshme sepse SPAK pranon kallëzim vetëm me postë. Gjithësesi.



