Kongresmenia demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar për situatën në Shqipëri, pas protestave studentore në Tiranë kundër qeverisë së Edi Ramës.
Në një postim në rrjetet sociale, kongresmenia e së majtës progresiste thotë se gjatë javës së fundit ka marrë mesazhe nga anëtarë të komunitetit shqiptar, të cilët shprehin shqetësim për sigurinë e familjeve të tyre.
Ajo i bën thirrje qeverisë shqiptare të ulë represionin e dhunshëm ndaj protestuesve dhe të respektojë lirinë e shprehjes.
Postimi i plotë i Alexandria Ocasio-Cortez:
“Gjatë javës së fundit, kam marrë mesazhe nga anëtarë të komunitetit shqiptar, të cilët janë të shqetësuar për sigurinë e familjeve të tyre.
I bëj thirrje qeverisë shqiptare të ulë nivelin e represionit të dhunshëm ndaj protestuesve dhe të respektojë lirinë e shprehjes së shqiptarëve.



