PS, PD dhe protesta në mes

spot_img
Advertisements

nga Nebi Bardhoshi

Paskan pyetur sot Berishen a do të jepte dorëheqje. Unë i vlerësoj pyetjet naive. Ndoahta ska mënyrë tjetër për të dalë prej absurdit. Berisha jo vetëm që sdo jap dorëheqje, por as do mundet të begatoj diskursin e as programin e PD-së. Këtë e dinë të gjithë në PD.
Edhe se si do të mbyllet kjo çështje e dinë tē gjithë. Unë spo e zë nē gojë, sepse ështē apolitile dhe jo etike.
Tani vimë tek teza që PD kërkon të kapet. Kush flet kundër e quan opozitë të opozitës. Pra, po fole kundër je me Ramën. Në fakt kjo tezë është krejt e kundërta. Kush mbron establishmentin e PD-së, mbron vazhdimësinë e Ramës. Dikush do thoshte po Rama i vjedh zgjedhjet, ndaj. Po, Rama i këput zgjedhjet. Por “legjitimimin” e kësaj vjedhjeje e bën PD e cila zgjedh të jetë e njëjtë në mesazh. Madje, PD këmbëngul se ajo do të vijë me të njëjtjn lider dhe program të 2013. Kush e pranon këtë si opsion politik. Unë mendoj, se as elektorati i PD- së nuk e do dhe nuk e përkrahë me zemër këtë. Tjetër gjë është klientela e PD-së, nga elektorali i PD-së.
Tani do them dy fjalë për elektoratin e PD-së. Besoj se ky elektorat ka duruar më shumë se asnjë elektorat tjetër. Shumica e tij vjen prej shtresave të përsekhtuara dhe margjjnalizuara gjatë komunizmit. Të cilët vijuan të menjanohen e shpërfillen edhe kur PD erdhi në pushtet. Ndaj sa herë që bisedoj me ta, apo kur më kundërshtojnë, i degjon me respekt. Dikush thotë se përse nuk reagojnë. Në fakt ata janë të kapur në kurth. PD – e kanë të grabitur, tek PS nuk duan të shkojnë. Ndaj shpesh thjesht nuk flasin më fare.
Me pak fjalë. PD me Berishen e me këtë qasje më shumë kanë grabitur vullnete se sa kanë përfaqësuar. Më shumë kanë grabitur levizje të qytetarëve se sa kanë krijuar apo frymëzuar. Sa kohë do vazhdojnē kështu sdo jen fenomen politik për ndryshimin. E në fakt kështu do vazhdojnë se skanë nga tia mbajnë!
Kur skuptuan çfarë kërkon shoqëria këto katër muaj skanë shans të kuptojnë. Ose më saktë. Kur spaten mundësi të riartikulohen këto katër muaj sdo munden as në të ardhmen. Se pse ata e dinë shumë më mirë.

spot_img

Latest articles

Related articles