Zv.ministri i Jashtëm turk zhvillon takime në Tiranë

spot_img
Advertisements

Zëvendësministri i Jashtëm i Turqisë dhe ambasadori Mehmet Kemal Bozay, njëherësh kryetar i Zyrës së Çështjeve të Bashkimit Evropian (BE) pranë ministrisë, zhvilloi në Tiranë takime lidhur me marrëdhëniet Turqi-Shqipëri, raporton Anadolu.

Bozay dhe delegacioni shoqërues në Tiranë u takuan me ministrin shqiptar të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi. Pas takimit, Bozay u prit nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Në një deklaratë për Anadolu pas pritjes, Bozay tha se ndodhet në Shqipëri në kuadër të programit të përbashkët të Këshillit të Evropës dhe BE-së, “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”, duke theksuar se programi, i cili nisi në vitin 2016, tashmë ka hyrë në fazën e katërt.

“Ne u përqendruam në punën në fushat e demokracisë, sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe azilkërkuesve. Në kuadër të qasjes humanitare të Turqisë, shqyrtuam së bashku personat që kemi strehuar në vendin tonë, si dhe programet dhe punën që kemi zhvilluar në kuadër të këtij programi”, tha Bozay.

Duke theksuar se gjatë takimeve u diskutuan marrëdhëniet Turqi-Shqipëri, Bozay tha se u trajtuan investimet dypalëshe, transporti, energjia, infrastruktura dhe projektet tregtare.

Bozay tha se zhvilluan gjithashtu konsultime me përfaqësues të rëndësishëm të botës së biznesit, të cilët, sipas tij, përbëjnë një urë të rëndësishme mes Shqipërisë dhe Turqisë.

“Propozimet dhe punën tonë në këto konsultime ua përcollëm në çdo nivel si ministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës, ashtu edhe kryeministrit Rama. Morëm edhe mendimet e tyre. Ishte një vizitë shumë produktive konsultimi në Shqipëri, fillimisht në kuadër të punës me Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian dhe më pas përmes këtyre kontakteve”, u shpreh ai.

Në kuadër të kontakteve në Shqipëri, Bozay do të marrë pjesë në një takim me anëtarët e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi (ATTSO), si dhe në një darkë të organizuar nga përfaqësia në Shqipëri e Shoqatës së Industrialistëve dhe Biznesmenëve të pavarur (MUSIAD).

spot_img

Latest articles

Related articles