Mjekët e QSUT realizojnë me sukses ndërhyrhjen te tre vjeçarja! I heqin tumorin në tru

spot_img
Advertisements

Një ndërhyrje e vështirë kirurgjikale është realizuar me sukses në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), ku një vajzë vetëm 3 vjeçe iu nënshtrua një operacioni 7-orësh për heqjen e një tumori në trurin e vogël.
Pavarësisht moshës së vogël dhe kompleksitetit të ndërhyrjes, ekipi mjekësor arriti ta heqë tërësisht tumorin. Pas operacionit dhe kujdesit të specializuar, gjendja e fëmijës paraqitet e mirë, teksa mjekët shprehen se vogëlushja do t’i nënshtrohet edhe disa kontrolleve të tjera pas operacionit.

Ekipi mjekësor:

Prof. Dr. Artur Xhumari, Anestezist Myfit Saraçi, Kirurg asistent Gramoz Brace, Instrumentarë Refije Kadiu dhe Ervin Gjisha

spot_img

Latest articles

Related articles