Qeveria ka vendosur t’i japë pension të posaçëm Qamile Marrës, nënës 117-vjeçare shqiptare, e cila është jo-zyrtarisht gruaja më e vjetër në botë.
Gazetari Blendi Fevziu ai i cili zbuloi fillimisht se Marra, e datëlindjes 19 gusht 1909, është dy ditë më e vjetër se gruaja aktuale që konsiderohet nga rekordet “Guinnes” si më e moshuara në botë.
Menjëherë ajo u shndërrua në sensacion në rrjetet sociale dhe mori vëmendje të madhe edhe në mediat e huaja, sidomos për dietën e saj të veçantë me lakra, fasule por edhe bulmet.
Nëna Qamile tregoi se kishte punuar 35-vjet në kooperativë bujqësore dhe merrte një pension prej 7700 lekësh.
Por duket se historia e saj ka arritur deri te Këshilli i Ministrave, që ka vendosur ta shpërblejë atë me pension të posaçëm.



