Dy efektivë të policisë ushtarake te ‘Regina Palm’ gjatë sherrit biznesmenëve, pezullohen

spot_img
Advertisements

Dy efektivë të Policisë Ushtarake rezulton se kanë qenë në Regina Palm Resort gjatë përplasjes mes dy biznesmenëve Luan Muça dhe Vasil Bedinaj. Ende nuk dihet nëse ata kanë qenë mes personave që ishin të armatosur dhe që rrethuan biznesmenin Bedinaj, por ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi thotë se dy efektivët e Policisë Ushtarake kanë qenë jashtë shërbimit. Deri në përfundimin e verifikimeve për rolin e tyre, ata janë pezulluar nga detyra.

Efektivët e dyshuar janë pjesë e Policisë Ushtarake që nga viti 2006 dhe në periudha të ndryshme prej vitit 2018-të, ata kanë kryer edhe detyra të sigurisë, mbrojtjes dhe shoqërimit institucional të Ministrit të Mbrojtjes, por kjo nuk i bën ata punonjës personalë të ministrit dhe, aq më pak, nuk i lidh veprimet e tyre individuale me institucionin apo me ministrin.

spot_img

Latest articles

Related articles