Sot, më 23.10.2026, dhjetëra avokatë, organizata të shoqërisë civile, studentë dhe qytetarë depozituan në SPAK një kallëzim penal ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Skënder Hita, dhe drejtuesve të tjerë policorë. Kërkohet gjithashtu hetimi i rolit të Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Brendshëm Ervin Demo.
Kallëzimi dokumenton mbi 180 episode paligjshmërie gjatë protestave, por synon diçka më të madhe se ndëshkimin e efektivëve që kanë ushtruar dhunë: hetimin e një mekanizmi të organizuar për shtypjen e protestës dhe sigurimin e pandëshkueshmërisë së dhunuesve.
Efektivë të maskuar, pa numra identifikimi, persona civilë që ushtrojnë kompetenca policore, dhunë ndaj qytetarëve që nuk paraqesin rrezik, si dhe kanë përdorur armë kinetike (me pumba gome) që sipas OKB janë pothuajse vdekjeprurëse, dyshohet se janë të organizuar nga drejtuesit dhe u është siguruar pandëshkueshmëri. Viktima e sheh dhunuesin, por nuk mund ta identifikojë. Dhuna bëhet publike për të frikësuar qytetarët, ndërsa autori mbetet anonim për t’i shpëtuar përgjegjësisë. Gjithçka për të penguar lirinë kushtetuese të tubimit.
Siç e kërkon Gjykata e Strasburgut, SPAK duhet të hetojë të gjithë zinxhirin komandues dhe të përcaktojë nëse kjo dhunë ishte devijim i disa efektivëve apo instrument i organizuar, i urdhëruar ose i lejuar nga drejtuesit.
Në një shtet demokratik, policia ka detyrë të mbrojë qytetarët, jo t’i frikësojë ata. Dhe askush nuk duhet të ketë imunitet për dhunën shtetërore.
Grupi nismëtar i kallezimit penal.
Av. Dorian Matlija
Për më shumë lexo deklaratë e grupi kallëzues në këtë link: https://www.respublica.org.al/…/DEKLARATE-PER-SHTYP…



