Faik Basha: Mos u bëni pasiv por aktiv

spot_img
Advertisements

THIRRJE PËR DISTANCIM NGA GRUPET E DHUNSHME DHE ORGANIZIMET ME TAKTIKA GUERILE

Si ish-ushtarak dhe profesionist i fushës së sigurisë, e konsideroj të domosdoshme të paralajmëroj opinionin publik për një fenomen shqetësues që kërkon vëmendjen e institucioneve, prindërve dhe çdo qytetari.

Një material i paraqitur si manual i lëvizjes ANTIFA përmban udhëzime të detajuara për mobilizimin e turmave, organizimin në formacione, pajisjen me mjete mbrojtëse, afrimin ndaj forcave të policisë, ushtrimin e presionit dhe ndarjen e detyrave gjatë përplasjeve.

Ky nuk është thjesht organizim i një proteste qytetare. Te gjitha keto elementeve përputhen me taktika të organizimit dhe përballjes së koordinuar me forcat e rendit.

Gjatë protestave të dhunshme të ditëve të fundit në Tiranë kemi parë veprime që ngjajnë dukshem me metodat të përshkruara në këtë material: përdorimin e maskave, lëvizjen e koordinuar në grupe, përplasjet me policinë dhe përfshirjen e të rinjve në situata me rrezik të lartë.

Si ish-oficer, e di mirë dallimin ndërmjet një proteste paqësore dhe një grupi që organizohet për konfrontim fizik. Kur turma ndahet në role sulmi, mbështetjeje dhe vëzhgimi, ndërsa synohet çarja e kordoneve policore, rreziku për jetën dhe sigurinë e qytetarëve rritet ndjeshëm.

Prandaj u bëj thirrje të gjithë qytetarëve, veçanërisht të rinjve:

DISTANCOHUNI NGA ÇDO GRUP QË JU NXIT TË PËRPLASENI ME POLICINË, TË SHKATËRRONI PRONËN PUBLIKE APO PRIVATE DHE TË MERRNI PJESË NË AKTE DHUNE!

U drejtohem veçanërisht prindërve: interesohuni se me kë shoqërohen fëmijët tuaj, kush i fton në protesta dhe çfarë u kërkohet të bëjnë. Mos lejoni që të miturit të përdoren si instrumente të grupeve që kërkojnë konfrontim.

Institucionet ligjzbatuese duhet të identifikojnë organizatorët dhe nxitësit e dhunës, të hetojnë çdo strukturë që përdor metoda të organizuara për sulme dhe të garantojnë njëkohësisht të drejtën kushtetuese të protestës paqësore.

Protesta është e drejtë kushtetuese. Dhuna nuk është.

Shqipëria ka nevojë për debat demokratik, siguri dhe stabilitet, jo për përplasje të organizuara që rrezikojnë qytetarët, punonjësit e policisë dhe rendin publik.

Asnjë kauzë politike nuk justifikon përdorimin e të rinjve si forcë përplasëse kundër institucioneve të shtetit.

Ku eshte manuali i cili po qarkullon ne grupet e organizimit.

Manuali
Demonstrimi kundërshtimit kundër qeverisë, afrimi i sa më shumë pjesëmarrësve, dalja në rrugë me sa më shumë njerëz për të afruar të tjerë.
Takimi me miq e kolegë, larg forcave të sigurisë. Të inkurajohen kalimtarët që të bashkohen në protestë. Marshimi drejt objektivit të përcaktuar.
Veshja

  1. Syze mbrojtëse(mund të blihen në çdo dyqan hidrosanitaresh).
  2. Mbulesë mbrojtëse ndaj gazit lotësjellës por mund të përdoret edhe maskë antigaz.
  3. Bluzë me kapuç: përdoret që të mbajë gazin larg fytyrës.
  4. Doreza kuzhine; ndihmojnë që nxehtësia e gazit të mos kapë gjymtyrët.
  5. Këpucë komode për të lëvizur me nxitim.
    Taktika
  6. Duhet ë dalin në shesh e të zbresim në radhë paralele.
  7. Nëse forcat e policisë na ndalojnë të vazhdojmë marshimin, thërrasim slloganët tanë e çajmë rrethimin.
  8. Nëse na sulmojnë, radhët e para duhet të tërhiqen pak.
  9. Nëse thërrasim parrullat tona nuk duhet të tërhiqemi, duhet të vijojmë sa të mundemi të avancojmë.
  10. Sa më shumë që i afrohemi policisë, aq më pak mundësi kanë që të na sulmojnë me gaz lotsjellës. Kështu rritet presioni ndaj tyre.
  11. Nëse na gjuajnë me gaz, duhet të qëndrojmë të qetë dhe të palëvizur. Paniku na dëmton më shumë.
  12. Nëse dëgjon një shpërthim, mos ik. Rri në rresht e mbro radhën para teje, dije që efekti i këtyre masave është i përkohshëm.
  13. Mos prek bombat me gaz lotsjellës pa doreza.
  14. Gjëja më kryesore është mbrojtja dhe mbështetja e njëri-tjetrit. Secili të jetë i vëmendshëm për atë që ka pranë, duhet së paku të ketë kujdes për dy veta pranë tij. Kështu krijohet një zinxhir mbështetjeje dhe komunikimi.
  15. Mbështetja e shokëve është më e rëndësishme sesa sulmi ndaj policisë.
  16. Kërko që spektatorët të bashkohen në protestë(nga rruga nga kafja etj).
  17. Shpërnda detyrat në turmën e sulmit. Kush kryen sulmin, kush ndihmon të sulmuarit apo të plagosurrit etj etj. Duhet të sigurohet që asnjëri të mbetet mbrapa.
  18. Të dish që pallatet janë si kulla vëzhgimi e armë në krah të lëvizjes tonë.
  19. Mos lër asnjë agjent të policisë që të infiltrohet në turmë.
  20. Mos u bëj pasiv dhe i padobishëm, secili është pjesë e revolucionit.

Çështjet e tjera

  1. Mjetet e ndihmës së shpejtë: Fasha, alkool, leukoplast, disifektant.
  2. Ilaçe kundër dhimbjeve.
  3. Ujë të pijshëm.
  4. Maalox i lëngshëm ose ujë të oksigjenuar për t’i përdorur kundër gazit lotsjellës, si dhe sapun neutral kundër spry-t.
  5. Uthull që përdoret rreth maskës apo fytyrës për tu mbrojtur ndaj gazit lotsjellës.
spot_img

Latest articles

Related articles