Bashkitë dhe njësitë vendore janë shndërruar në çerdhe të korrupsionit, ku fondet publike trajtohen si pronë private e pushtetarëve lokalë dhe klientelës së tyre politike e familjare. Tenderat nuk zhvillohen më për interesin e qytetarëve, por për të ushqyer një rrjet të mirëorganizuar përfituesish, të lidhur me zyrtarë, drejtorë, administratorë dhe njerëz me ndikim politik.
Një nga rastet më skandaloze është tenderi i zhvilluar më 12 gusht 2025 nga Bashkia Vau Dejës për “Blerje eskavator me zinxhir”, me fond limit 7,916,666 lekë nga Buxheti i Shtetit
Si në shumicën e tenderave klientelistë në Shqipëri, gara duket se ishte vetëm dekor. Fituesi dukej i vendosur paraprakisht.
Pas eliminimit të operatorëve të tjerë, fitues u shpall “B.” shpk me ofertën 7,494,500 lekë, pra pikërisht oferta më e lartë. Një tjetër tender me “flamur të kuq”, ku jo vetëm që nuk fitoi oferta më ekonomike për qytetarët, por u favorizua subjekti i lidhur me njerëzit e pushtetit/bashkisë Vau i Dejës.
Subjekti që fiton tendera publikë rezulton e lidhur familjarisht me njerëz që kanë ushtruar dhe ushtrojnë funksione drejtuese brenda vetë Bashkisë Vau Dejës/ marrë me shkurtime nga raportimet e Boldnews/publik.al




