Presidenti francez Emmanuel Macron ndaloi sot në Egjipt për të takuar presidentin Abdel Fattah al-Sisi dhe për të mbështetur marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, si dhe për të diskutuar fazat e ardhshme të zbatimit të saj.
Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi është një lojtar i dorës së parë në çështjet e Lindjes së Mesme.
Macron do të vizitojë Sharm El-Sheikh, qytetin turistik në Detin e Kuq, ku u zhvilluan bisedimet indirekte që çuan në marrëveshjen për Gazën.
Sipas presidencës franceze, ai do të zhvillojë diskutime “me partnerët për hapat e ardhshëm në zbatimin e planit të paqes”.
Vizita e Macronit është pjesë e një nisme franko-saudite për të promovuar paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme, e bazuar në zgjidhjen me dy shtete – një shtet izraelit dhe një palestinez që bashkëjetojnë në paqe.
Muajin e kaluar, Franca njohu zyrtarisht shtetin palestinez, si pjesë e përpjekjeve për këtë zgjidhje, duke zemëruar Izraelin dhe duke marrë kritika nga Shtetet e Bashkuara



