Diplomatët e kancelarive të BE kritika Berishës: Gonzato alamet burri

spot_img
Advertisements

Diplomatët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian i janë përgjigjur Kreut të PD-së, Sali Berisha në lidhje me sulmin që ky i fundit bëri ndaj ambasadorin të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka publikuar një mesazh të dekanit të trupit diplomatik të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, ambasadorit të Qipros në Athinë, Stavros Avgoustides, i cili mbulon edhe Shqipërinë.

Në mesazhin e tij thuhet se ambasada qëndron në mbështetje të ambasadorit të BE dhe skuadrës së tij, ndërsa thekson se besimin e tyre tek profesionalizmi i Gonzato-s.

“Në Ditën e Europës ne qëndrojmë në mbështetje të ambasadorit të BE dhe skuadrës së tij dhe ne riafirmojmë besimin e plotë mbi profesionalizmin e tij, integritetin dhe përkushtimit ndaj shërbimit”, theksohet në deklaratën e publikuar në faqen e ambasadorit, Avgoustides në X, që është shpërndarë më pas edhe nga ambasada gjermane në Tiranë, në faqen e saj zyrtare në Facebook.

spot_img

Latest articles

Related articles