Dhunohet me sende të forta ish-kryetari i PD-së në Lezhë, përfundon te Trauma

spot_img
Advertisements

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë mbrëmjen e kaluar, ku ish-kryetari i PD-së në njësinë administrative të Dajçit në Zadrimë të Lezhës, është dhunuar.

53-vjeçari, Sokol Toma, është goditur me sende të forta, teksa është dërguar tek Spitali i Traumës për mjekim më të specializuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në autostradën Mamurras-Laç, në Sanxhak, teksa autorët i kanë marrë edhe telefonin.

Dyshohet se persona të paidentifikuar e kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, teksa ende nuk dihen arsyet përse është dhunuar.

spot_img

Latest articles

Related articles