Rama e Berisha, dy politikanët që merakosen për Trump

spot_img
Advertisements

Jashtë një hoteli në Amerikë, ku po darkonte presidenti Trump dhe gazetarët e ftuar, ndodhi një incident me armë. Policia e kapi gjallë autorin.

Nga ana tjetër e botës, kryeministri Rama dhe ish kryeministri Berisha nxituan të dënonin aktin e shëmtuar në Amerikë si akt horrori.

Janë po të njëjtit politikanë që nuk reagojnë kurrë kur vriten të pafajshëm në Shqipëri, për arsye të ndryshme, janë përgjegjës të nxitjes së urrejtjes publike dhe autorë të kriminalizimit të shoqërisë shqiptare.

Ish kryeministri Berisha me lejimin e ’97, hapjen e depove të armëve; kryeministri Rama me kanabizimin e tokës së Shqipërisë, me lejimin e Investimeve strategjike të narkotrafikut ndërkombëtar.

Reagimi për Trump është Akt Servilizmi sepse duan leje për të sunduar shqiptarët me ferman amerikan. Ulin kokën ndaj bosit amerikan sepse janë vetë pjesë e kupolës në vendin e tyre.

spot_img

Latest articles

Related articles