Themelohet Këshilli Kombëtar i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’ – Lapaj shpalos vendimet

spot_img
Advertisements

Sot themeluam Këshillin Kombëtar të Lëvizjes Shqipëria Bëhet!
Kryetar u zgjodh Gjeneral. R Ded Prenga.

Këshilli me votë vendosi:

  1. Të autorizojë ekipin drejtues të fillojë procedurat për marrjen e formularit nga KQZ për të nisur mbledhjen e 50,000 firmave, me qëllim zhvillimin e një referendumi kombëtar për shfuqizimin e Ligjit nr. 55/2015 “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë” dhe të Ligjit nr. 20/2025 “Për paketën e maleve”.
  2. Të autorizojë ekipin drejtues për bashkërendimin me partitë e tjera të spektrit opozitar për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, duke synuar një sistem proporcional kombëtar, me lista të hapura, një zonë zgjedhore dhe 140 deputetë.

Shihemi rrugëve të atdheut së shpejti! Kudo për të mbledhur vullnetin tuaj për të mbajtur referendum kundër hajdutërisë!

spot_img

Latest articles

Related articles