PLL, Axhami: Të rikthehet Xhandarmaria, ndëshkimi kapital, me një pavarësi të institucioneve ligj-zbatuese

spot_img
Advertisements

Kthim i Xhandarmarisë Shtetërore, ndëshkim kapital me një pavarësi të institucioneve ligj-zbatuese mbeten hapa konkret për rend e qetësi si në kohën e Mbretërisë Zogiste!

Deklaratë e Partisë Lëvizja e Legalitetit

Sot, qytetarët përballen çdo ditë me pasiguri. Rrugët, lokalet, ambientet publike dhe madje edhe banesat private mbeten të ekspozuara ndaj përplasjeve me armë dhe akteve kriminale që shpesh marrin jetë njerëzish.

Xhandarmarisë Shtetërore dhe forcimi i ndëshkimeve për krimet e rënda janë hapa të domosdoshëm për vendosjen e rendit dhe qetësisë publike, në frymën e stabilitetit që ka njohur vendi në periudha të caktuara të historisë së tij si ajo e kohës së mbretërisë.

Policia e Shtetit vazhdon të perceptohet si e kufizuar në rolin e saj, duke u përqendruar më shumë në mbledhjen e provave pas ngjarjes, sesa në parandalimin efektiv të krimit, ndërkohë, që autorët e akteve të rënda kriminale, të lidhur edhe me segmente të caktuara shtetërore policore, arrijnë të i shmangen drejtësisë.

Partia Lëvizja e Legalitetit vlerëson se kjo situatë kërkon ndërhyrje të menjëhershme dhe masa të qarta:

-Ndërtimin e një policie tërësisht të pavarur, të depolitizuar dhe të shkëputur nga çdo ndikim apo lidhje me elementë kriminalë;
-Forcimin e legjislacionit penal për krimet e rënda dhe garantimin e zbatimit të tij të plotë dhe të paanshëm;
-Riorganizimin e Policisë së Shtetit në një formë më efikase dhe funksionale, duke përfshirë rikthimin e organizimit të specializuara të Xhandarmarisë Shtetërore;
-Marrjen e masave urgjente për çarmatimin e individëve që posedojnë armë pa leje dhe ndëshkimin e rreptë të çdo shkeljeje në përputhje me ligjin.

Rikthimi i rendit dhe sigurisë është një detyrim ndaj qytetarëve dhe një kusht themelor për ndërtimin e një shteti të drejtë dhe funksional.

spot_img

Latest articles

Related articles