Biznesmeni Klodian Alljabeu dhe kompanitë në pronësi të tij kanë depozituar 6 kërkesa përmes të cilave kërkon që prokurorja Dorina Bejko të rikthejë sendet e sekuestruara rreth dy javë më parë gjatë kontrolleve të kryera nga BKH tek Evita.
Gazetari Arsen Rusta në një lidhje me studion e MCN Live tregon se janë sekuestruar 6 kompjuterë, 4 prej të cilëve janë laptopë.
Janë 6 telefona celularë dhe dosje të zyrës financiare dhe juridike të kompanive të lidhura me biznesmenin Allajbeu.
Në kërkesat e depozituara janë shoqëria Merkaj Hispital, biznesmeni Klodian Alljbeu, shoqëria Laboratori, shoqëria me administrator Arbër Teqjan, Osvelda Qafën dhe Onejda Ymerjan. Janë këta që kanë kërkuar nga Gjykata e Posaçme që t’i rikthejë sendet e sekuestruara.
Ata argumentojnë se në këtë mënyrë i pamundësohet zhvillimi i aktivitetit ekonomik tregtar dhe se aty ka dhe të dhëna personale që sipas Gjykatës Kushtetuese nuk duhet të sekuestrohen.



